LIMITI I KARTONËVE
3 lojtarë rrezikojnë Greqinë me kartonë!
2 September, 2021 @16:18
Përballja e sotme e Kosovës ndaj Gjeorgjisë do të duhet të jetë me pak më shumë kujdes për tre futbollistët e Kosovës, nga një prej secilit repart.
Kjo, pasi që ata janë në limit të kartonave të verdhë dhe nëse ndëshkohen në ndeshjen e sontme atëherë do të suspendohen për ndeshjen e radhës, që luhet më 5 shtator ndaj Greqisë në Fadil Vokrri.
Florent Hadërgjonaj, Besar Halimi dhe Vedat Muriqi janë treshja e futbollistëve që janë listuar në faqen zyrtare të UEFAs për kartona të verdhë dhe nëse e marrin sonte ndonjëri nga këta një karton të verdhë, atëherë nuk do të kenë të drejtë loje ndaj Greqisë.