ZVICRA 2-1 GREQIA
Rivali i Kosovës mposhtet në Basel
2 September, 2021 @0:08
Pas duelit të nesërm ndaj Gjeorgjisë, Kosova do të pret në Fadil Vokrri Greqinë më 5 shtator.
E grekët në përballjen e fundit miqësore para ndeshjes ndaj Kosovës, janë mposhtur nga Zvicra, ku sot debutoi trajneri i ri i tyre, Murat Yakin.
Zvicra mposhti Greqinë 2-1 [Zuber 7, Vargas 51 - Pavlidis 34], ndërsa pas daljes pozitiv me coronavirus të Granit Xhakës, asnjë shqiptar nuk ishte startues për helvetët sonte.
Kah fundi i ndeshjes trajneri Yakin i dha mundësi sulmuesit Andi Zeqiri [22 vj.] që nuk tregoi shumë.
Në anën tjetër Greqia është duke kërkuar fitoren e parë në Grupin B kualifikues për Botëror ndaj Kosovës, të dielën në Prishtinë, duke kujtuar ndeshjen e kaluar mes skuadrave të zhvilluar në kryeqendrën tonë, kur helenët kishin dalë fitues aty.