KAZAKISTANI - UKRAINA
Supergoli i Yaremchuk s’mjafton
1 September, 2021 @21:45
Ukraina edhe në ndeshjen e katër në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2022, ka barazuar me Kazakistanin me rezultat 2-2.
Që në minutën e dytë, Roman Yaremchuk, shënoi një eurogol nga distanca, derisa Kazakistani e barazoi rezultatin në minutën e 74’ me Ruslan Valiullin.
Në minutën e tretë shtesë, Ukraina kaloi në epërsi përsëri me Danylo Sikan.
Kur të gjithë menduan se ndeshja do të përfundon në favor të Ukrainës, në minutën e gjashtë shtesë Valiullin doli përsëri në skenë dhe e rrëmbeu pikën nga Ukraina.
Ukraina me 4 pikë në 4 ndeshje, për momentin gjendet në pozitën e dytë në Grupin D, kurse kjo ishte pika e dytë e Kazakistanit.
Me 4 shtator Ukraina do të përballet me Francën, kurse Kazakistani me Finlandën.