Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA KONFERENCA

Reja: Presing në sulm, për rezultat

Foto: FSHF

Reja: Presing në sulm, për rezultat


Teksti: FSHF

1 September, 2021 @19:40

Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Edoardo Reja dhe kapiteni Etrit Berisha kanë dalë ditën e sotme në konferencën zyrtare për media, në prag të ndeshjes që Shqipëria do të zhvillojë ditën e nesërme ndaj Polonisë, sfidë e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Katar 2022”, që do të nisë në ora 20:45 e që do të zhvillohet në stadiumin “PGE Narodowy” në Varshavë.

Teksa iu përgjigj interesit të medias shqiptare dhe polake, tekniku i Kombëtares shqiptare, Edy Reja u shpreh se ndeshja ndaj Polonisë do të jetë e fortë, por Shqipëria ka elementë mjaft të mirë dhe skuadra është përgatitur. Ai theksoi se djemtë do të futen në fushë me idenë për të fituar dhe ekipi do të japë 100% në këtë ndeshje, pasi motoja e kësaj skuadre është të respektojë çdo kundërshtar, por nuk ka frikë askënnd.

ORARI I NDESHJEVE dhe TABELA AKTUALE

Kundërshtari dhe ekipi – Dimë që do të jetë një ndeshje shumë e fortë. Polonia ka një traditë shumë të mirë, në fushën e saj ka 7 vite që nuk pëson asnjë humbje. Jemi të ndërgjegjshëm që është një ekip që ka vlera. Gjithsesi ne e dimë që po rritemi si skuadër, kemi bërë paraqitje shumë të mira kohët e fundit, kemi një ekip kompakt. Sigurisht sa i përket pjesës së sulmit, kemi lojtarë që janë në formë shumë të mirë. Gjithashtu edhe mbrojtja, kemi marrë gjithmonë komplimente për këtë repart, kemi elementë shumë të mirë dhe kemi një repart solid dhe mund të luajmë shumë mirë edhe në kundërsulm siç e kemi treguar në ndeshjet e fundit. Gjithsesi, është një ndeshje që kërkon një përqëndrim shumë të madh, por nuk duhet të harrojmë mbrojtjen. Presingu nuk fillon në mbrojtje, por në fazën ofensive, në mënyrë që t’i hapim probleme Polonisë dhe ta vëmë në vështirësi. Nuk na lejohet asnjë gabim. Duhet të jemi të kujdesshëm që mos t’i krijojmë hapësira dhe t’i godasim në kundërsulm.

Markim special për Lewandowskin? – Duhet të jemi të organizuar shumë mirë për të markuar Lewandowskin sidomos në zonën e golit, sepse sulmon hapësirat në mënyrë të shkëlqyer. Nuk mjafton një lojtar por duhet të mbrojmë në grup mirë, mbase duke i vendosur një të dytë pranë. Ne do të evitojmë t’i japim hapësirë këtij lojtari që nuk fal kurrë. Uroj të mos ketë rendimentin që ka në klub, sepse e qartë që ekipi Kombëtar është më ndryshe, por është një lojtar shumë i rrezikshëm sepse ka cilësi të jashtëzakonshme.

ORARI I NDESHJEVE dhe TABELA AKTUALE

Objektivi i Shqipërisë - Sigurisht kur futesh në lojë për të luajtur një ndeshje, nuk futesh me idenë se do të humbasësh, por futesh në fushë me idenë se do të fitosh apo do të marrësh pikë. Gjithsesi, ne duhet të jemi të kujdesshëm që të japim rendiment maksimal në këtë ndeshje, duhet të japim 100% ndaj Polonisë. Që në momentin që kanë filluar eliminatoret e Botërorit, ne kemi qenë të bindur e të vendosur për të shkuar në çdo ndeshje me qëllimin për të marrë pikë, pavarësisht kundërshtarit. Motoja jonë është respekt për të gjithë, por absolutisht nuk kemi frikë.

Polonia? – Me trajnerin Sousa kemi një marrëdhënie të mirë dhe plot konsideratë. Di që në Kampionat Europian nuk bëri mirë por është e vështirë të hysh në një Kombëtare, sepse nuk është si në një klub. Shpresoj që të gjejë zgjedhjet e duhura, zgjedhjet e mira t’i bëjë pas ndeshjes me ne, që do të jetë shumë e vështirë për ta. Ne kemi filluar të bëjmë një punë të mirë në organizim, nuk do të bëjmë një ndeshje mbrojtëse. Sigurisht që nëse do të na sulmojë Polonia gjithë ndeshjet do t’i reagojmë gjithashtu. Kemi cilësi në mbrojtje por kemi aftësi për të bërë keq ndaj kundërshtarit në fazën sulmuese.


GOLGETERI

Forma e Rashanit frikëson gjeorgjianët

Kualifikimet për Botëror/Kosova

Forma e Rashanit frikëson gjeorgjianët

01/09/21 @ 19:34

NGA KONFERENCA

Challandes: Performanca e mirë sjell rezultatin e mirë

Kosova

Challandes: Performanca e mirë sjell rezultatin e mirë

01/09/21 @ 18:47

PRIZRENI-16 - DRITA

Ç3: Prizreni-16 afër gjysmëfinales

Superkupa e Kosovës

Ç3: Prizreni-16 afër gjysmëfinales

01/09/21 @ 17:16

PRIZRENI-16 - DRITA

10 treshe nga Prizreni, mbyllet pjesa e parë

Superkupa e Kosovës

10 treshe nga Prizreni, mbyllet pjesa e parë

01/09/21 @ 16:40

SUPERKUPA

Pesëshet e para: Prizreni-16 - Drita

Superkupa e Kosovës

Pesëshet e para: Prizreni-16 - Drita

01/09/21 @ 15:53

KOSOVA

Kosova  ka arritur në Batumi

Kosova

Kosova ka arritur në Batumi

01/09/21 @ 14:21

BATUMI

Gjeorgjia-Kosova me VAR, këta janë gjyqtarët

Kualifikimet për Botëror/Kosova

Gjeorgjia-Kosova me VAR, këta janë gjyqtarët

01/09/21 @ 11:55

GJEORGJIA

Kryesisht me lojtarë nga liga vendore, këta janë gjeorgjianët që luajnë ndaj Kosovës

Kualifikimet për Botëror/Kosova

Kryesisht me lojtarë nga liga vendore, këta janë gjeorgjianët që luajnë ndaj Kosovës

01/09/21 @ 11:41

KAMPIONI BOTËROR I RADHËS

FIFA prezanton logon dhe kampanjën për Botërorin 2026

Botërori/Kualifikimet për Botëror

FIFA prezanton logon dhe kampanjën për Botërorin 2026

18/05/23 @ 16:11

MERR DETYRË TË RE

Jürgen Klinsmann emërohet përzgjedhës i Koresë së Jugut

Kualifikimet për Botëror/International/Transfere

Jürgen Klinsmann emërohet përzgjedhës i Koresë së Jugut

27/02/23 @ 10:48

LIGA E KOMBEVE: ISLANDA - IZRAELI

Fat për Shqipërinë, gjithçka në dorë të kuqezinjëve për kualifikim

Kualifikimet për Botëror/Liga e Kombeve/Shqipëria

Fat për Shqipërinë, gjithçka në dorë të kuqezinjëve për kualifikim

13/06/22 @ 23:23

QATAR 2022

Rikthehet Ukraina! Caktohet data për PlayOffin e fundit drejt Katarit’22

Botërori/Kualifikimet për Botëror

Rikthehet Ukraina! Caktohet data për PlayOffin e fundit drejt Katarit’22

15/04/22 @ 14:36

NIGERIA

Pas eliminimit, dorëhiqet përzgjedhësi

Botërori/Kualifikimet për Botëror/International

Pas eliminimit, dorëhiqet përzgjedhësi

31/03/22 @ 21:57

QATAR 2022

Shorti për “Katar 2022”, datat, ndarja në vazo, orari

Botërori/Kualifikimet për Botëror

Shorti për “Katar 2022”, datat, ndarja në vazo, orari

31/03/22 @ 11:29

KOSOVA

Alain Giresse publikon listën për miqësoret e marsit

Kualifikimet për Botëror/Kualifikimet për Evropian/Kosova

Alain Giresse publikon listën për miqësoret e marsit

18/03/22 @ 15:42

ZVICRA - KOSOVA

Dalin në shitje biletat e ndeshjes Zvicra - Kosova

Kualifikimet për Botëror/Kualifikimet për Evropian/Kosova

Dalin në shitje biletat e ndeshjes Zvicra - Kosova

11/03/22 @ 10:39

KOSOVA

Alain Giresse viziton stadiumin “Fadil Vokrri”

Kualifikimet për Botëror/Kualifikimet për Evropian/Liga e Kombeve/Kosova

Alain Giresse viziton stadiumin “Fadil Vokrri”

23/02/22 @ 19:48

SHORTI

Shorti i Play Off-it drejt Botërorit

Kualifikimet për Botëror

Shorti i Play Off-it drejt Botërorit

26/11/21 @ 17:12


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Botëror