Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VENDIMI PËR GJILANIN

3 ndeshje pa tifozë, me mundësi loje në Gjilan!

Foto: SCGjilani/fb

3 ndeshje pa tifozë, me mundësi loje në Gjilan!


7 April, 2022 @16:12

Vendimi i Komisionit Disiplinor të FFK-së për ekipin e Gjilanit, pas ndërprerjes së ndeshjes ndaj Ballkanit, thotë që skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi do të zhvillojë tri ndeshjet e radhës si vendas pa tifozë.

Ndërkaq, Gjilani mund të luajë ndeshjet në qytet, por vetëm jo në stadiumin ku u zhvillua ndeshja.

Vendimi i plotë për skuadrën e Gjilanit:

SC ”Gjilani”. Lëshim në organizimin e ndeshjes Gjilani – Ballkani zhvilluar me 03.04.2022 në stadiumin e qytetit në Gjilan. Në minutën e 90+4, pas barazimit të rezultatit nga ana e vendasve, një numër i shikuesve nga tribuna futen në fushë për të festuar golin e barazimit, dy nga të cilët sulmojnë fizikisht portierin e ekipit mysafir me nr fanelle 77 Stivi Frashëri duke i rrezikuar shëndetin. Lojtarit të sulmuar i është dhënë ndihma e parë në fushën e lojës, pastaj me autoambulacë është transportuar për në spitalin e qytetit. Për shkak të paaftësimit të lojtarit mysafir si rezultat i sulmit nga shikuesit, gjyqtari kryesor duke implementuar rregulloren e garave, në minutën 90 +4 e ka ndërprerë ndeshjen. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Gjilani – Ballkani . Bazuar 53 paragrafi 1 pika B i Rregullores disiplinore: Dënohet me 3 (tri) ndeshje zyrtare pa praninë e shikuesve si dhe jashtë fushës së stadiumit të qytetit në Gjilan. SC ”Gjilani” ndeshjet mund t’i zhvillojë në terrenin me bari sintetik në Gjilan ose në stadiumet tjera ku klubi dhe shtabi teknik vendosin.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga