3-2
4 çerekfinalet me rezultat të njejtë
13 April, 2016 @23:28
Tashmë 4 skuadrat gjysmëfinaliste të Champions League dihen. Reali, City, Bayerni dhe Atletico Madridi janë skuadrat që do të luftojnë për titullin e kampionit të Evropës. Mirëpo në fazën çerekfinale të cilën këto skuadra e kaluan, ka ndodhur një rastësi interesante.
Nëse shikohet rezultati i përgjithshëm nga të dy ndeshjet, të gjitha skuadrat e kualifikuara kanë fituar duelet e tyre me rezultat të njejtë 3-2.
City barazoi në Paris 2-2 dhe fitoi në shtëpi 1-0. 3-2!
Reali humbi në Gjermani 2-0 dhe fitoi në Madrid 3-0. 3-2!
Atletico u mposht në Camp Nou 2-1, ndërsa fitoi në shtëpi 2-0. 3-2!
Bayerni fitoi në shtëpi 1-0, ndërsa barazoi në Portugali 2-2. 3-2!
Kuriozitet interesant!