PA SULMUESIN KRYESOR
Franca largon sulmuesin nga EURO 2016
13 April, 2016 @19:32
Sulmuesi francez, Karim Benzema, nuk do të jetë pjesë e Francës në EURO 2016, ka bërë të ditur vetë Federata e Futbollit të Francës (FFF) sot.
Benzema është i dyshuar për një mashtrim/kërcënim në lidhje me bashkëlojtarin nga reprezentacioni Matthieu Valbuena dhe është nën hetime.
Kjo ka qenë arsyeja kryesore pse sulmuesi i dalluar i Real Madridit nuk do të jetë pjesë e ekipit të Didier Deschampsit në EURO 2016.
Franca është në një grup me Shqipërinë në EURO 2016. Ndërsa Franca - Shqipëria do të luajnë më 15 qershor në ndeshjen e dytë të grupit në Velodrome të Marseille-së.