RRUGA PËR PRANIM
Delegacioni i UEFA-së dhe FIFA-së vizitoi FFK-në
Teksti: FFK
13 April, 2016 @14:44
Sot më 13 prill delegacioni i FIFA-së dhe UEFA-së i përbërë nga Senes Erzik kryetari Asociacioneve të FIFA-së, Peter Gilleron kryetar i Federatës së Futbollit të Zvicrës, që përfaqësojnë FIFA-në si dhe Thierry Favre dhe Nicolas Luca përfaqësueses të UEFA-së kanë vizituar FFK-në, ku u pritën nga kryetari Fadil Vokrri, nënkryetarët Agim Ademi dhe Bekim Haxhiu si dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu.
Ky delegacion ka marrë për obligim që para kongresit të UEFA-së të shikojë të gjitha ato kritere që kërkohen për pranim dhe pastaj t’i propozojë Kongresit pranimin e FFK-së, meqenëse një gjë të tillë do të duhej ta bënte KE i UEFA-së, por në pamundësi KE i UEFA-së mblidhet në tetor, ky Komision do të bëjë propozimin.
Duke ju dëshiruar mirëseardhje delegacionit kryetari Fadil Vokrri theksoi se FFK-ja tash e disa vite është duke bërë përpjekje për pranim dhe mendoj se është koha e fundit që kjo të ndodhë.
Pastaj me radhë anëtarët e delegacionit, kërkuan sqarime për të gjitha segmentet e organizimit.
Sekretari Salihu i njohu edhe me infrastrukturë dhe aktet normative ligjore duke theksuar se të gjitha janë në harmoni me statutet dhe rregulloret e UEFA-së dhe FIFA-së.
Tutje sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu, i njohur për strukturën organizative të FFK-së, rangjet e garave, Ligat, futbollin e femrave, futsallin si dhe ekipet përfaqësuese dhe garat e grup moshave të reja nëpër rajone.
Pastaj, që FFK-ja po punon edhe në ngritjen e profesionale të trajnerëve dhe gjyqtarëve, ku në mesin e tyre ka edhe trajnerë dhe gjyqtare femra.
Po ashtu z. Salihu i njoftoi edhe për gjendjen e infrastrukturën sportive duke thënës se do të punohet në përmirësimin e saj.
Me të gjitha këto informata Komisioni u nda jashtëzakonisht i kënaqur duke theksuar se do të japin vlerësimin e tyre për të gjitha këto.