PARA NDESHJES
Enrique modest, duhet të luftojmë ende
13 April, 2016 @9:20
Trajneri i skuadrës kampione në fuqi të Evropës u shpreh modest në konferencën për shtyp para ndeshjes kthyese në Vicente Calderon.
“Do të jetë një çerekfinale e bukur. Nuk mund të them a është ndeshja më e madhe e sezonit apo jo. Ne kemi një avantazh të vogël por duhet të luftojmë e të luajmë mirë nëse dëshirojmë ta shfrytëzojmë atë avantazh.
Gjithmonë ka vend për përmirësime. Është gabim nëse për humbje fajsohen një apo dy individë. Përgjegjësi kam edhe unë si trajner dhe të gjithë të tjerët. Jam i lumtur për formën e Ardas dhe jam i lumtur gjithashtu që Pique është i gatshëm. Është kënaqësi të luash në një stadium të mbushur si Vicente Calderon.” - u shpreh Luis Enrique, i cili në 7 ndeshje kundër Atleticos ka 7 fitore.
Ndeshja e parë në Camp Nou u mbyll me fitoren e blaugranëve 2-1, ndërsa nëse kualifikohen, kjo do të ishte gjysmëfinalja e tyre e tetë brenda 9 viteve.