ROSSONERI
Milani do të bëhet si Barcelona
12 April, 2016 @14:16
Ish mesfushori i Milanit, Cristian Brocchi, që tashmë dy vite ka punuar me të rinjtë e ekipit thuhet të njeh mirë brumin që ka ‘Milan Primavera’.
Të gjithë e dinë se ai i kishte propozuar Gianluigi Donnarumman ekipit të parë dhe kështu ‘rossonerët’ fituan një super portier për dekadën e ardhshme.
Në një shkrim të botuar sot në La Gazzetta dello Sport, parashikohet se Brocchi do të mund të bënte Milanin një Barcelonë të re.
Modeli që ai e aplikon te të rinjtë 4-3-3 si dhe e bazuar në mesfushën taktiko-teknike mbi mesatare, mund të sjellë më shumë për Milanin e nesërm.
Por a do të jetë në gjendje të durojë Silvio Berlusconi këto transformime mbetet të shihet. E Brocchit i është besuar ekipi vetëm deri në fund të stinorit aktualisht.