HENDIKEP APO JO?
Portieri i Italisë mungon në EURO 2016
12 April, 2016 @13:53
Azzurrët nuk do të mund të llogarisin në portierin rezervë të përfaqësues Mattia Perin në EURO 2016.
Sky Sport ka bërë të ditur se për shkak të lëndimit në ndeshjen e fundjavës, portieri i Genoas, 23 vjeçari Perin ka përfunduar gjasat për të qenë pjesë e ish kampionit europian në Kampionatin Europian.
Italia është në Grupin E të EURO 2016 me Belgjikën, Irlandën dhe Suedinë rivale.