Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ANALIZË

Para, tatime, dhe futboll

Para, tatime, dhe futboll


Shkruan: Luan MORINA

12 April, 2016 @15:28

Me një politikë sociale, François Hollande kishte provuar të ngrite tatimin në paga për shkallën më të lartë në 75%. Sipas këtij ligji, Zlatan Ibrahimovic nga 15 milionët në kontratë, më tepër se 10 milionë do ti jepte shtetit, duke marr më pak se që merrte në Milan. Por, ky ligj nuk kishte kaluar, dhe për momentin në Ligue 1, niveli i tatimeve për futbollistët që kalojnë nivelin më të lartë të pagave është 45%. Dikush që merr 1 milionë euro në muaj, do të merrte 550 mijë euro pas tatimit në pagë.

Si e zgjidhi Monaco?

Problemi me Monacon dhe pagat e tyre të çmendura qëndronte se Monako nuk ka tatim në pagë, të hyra personale. Në rast se Falcao ka kontratën 1 milionë në muaj, ai do të merrte 1 milionë pa paguar asgjë për principatën, pos një sigurimi të detyrueshëm. Ka pasur fërkime ndërmjet federatës franceze dhe skuadrës së Monacos për tu përshtatur ligjeve ekonomike të Francës ose të përjashtohet nga liga. Për të shmangur këtë, Monaco kishte paguar 50 milionë euro federatës franceze pas transferimeve rekorde më 2014.

Spanja ka nivelin e tatimeve prej 52%. Cristiano Ronaldo nga Reali i Madridit paguhet 345 mijë euro në javë pas tatimeve. Pjesa tjetër prej 741 mijë eurove në javë i shkon shtetit në tatime. Në fakt, ky është niveli më i lartë në ligat kryesore evropiane.

Ankesat e Gallianit

Italianët, sidomos Galliani neve fansave të Milanit na shfaqte ankesat për tatime më të larta në krahasim me vendet tjera. E në fakt, Italia ka nivelin më ultë se shumica e vendeve evropiane. Në 46.29% të tatimeve, një lojtar me pagë prej 200 mijë eurove në javë, do të merrte 107 mijë euro në xhep, me tjerat për ti shkuar shtetit.
Gjermania ka tatimin pak më të lartë, 47.47%, që një pagë prej 1 milionë eurosh në muaj e zhvesh në 525 mijë euro neto për lojtarin. Në ligën angleze, çdo kush që merr mbi 150 mijë funte në vit paguan taksë 45%. Rooney që merr pagë prej 200 mijë funtesh në javë, 106 mijë i merr në xhep, me tjerat që shkojnë në tatime.
Portugalia ka një vlerë prej 56.5%, Suedia prej 56.9%, derisa Austria prej 50%.

Rusia më e favorshme

Nga vendet evropiane, Rusia është ndër më të favorshmet me vetëm 13% tatim. Në Rusi, Ronaldo do të merrte 644 mijë euro në javë, gati dyfishin sa e merr në Real për momentin. Në Turqi do të merrte rreth 620 mijë pasi ata kanë një tatim prej 15%. Ndërsa në Kosovë do të merrte 700 mijë euro pasi çdo kush që ka pagë mbi 450 euro në muaj, paguan vetëm 10% tatim në pagë, që është maksimumi. Sikur more 1 milionë në muaj, sikur 500 euro në Kosovë është njëjtë.

Futbollistët më të paguar në sezonin 2015-16.

1. Cristiano Ronaldo 15 milionë funte në vit pas tatimeve
2. Lionel Messi 14.5 milionë pas tatimeve
3. Wayne Rooney 13 milionë
4. Zlatan Ibrahimovic 13 milionë
5. Yaya Toure 11.9 milionë
6. Sergio Aguero 11.9 milionë
7. Asamoah Gyan 11.8 milionë (Shanghai SIPG)
8. Neymar 11.4 milionë
9. David Silva 10.9 milionë
10. Luis Suarez 10.6 milionë
11. Gareth Bale 10 milionë
12. David De Gea 10 milionë
13. Bastian Schweinsteiger 10 milionë
14. Thiago Silva 9.6 milionë
15. Eden Hazard 9.6 milionë

*të gjithë lojtarët e tjerë pos Ronaldos dhe Messit në këtë listë kanë kontrata normale që përfshihen edhe tatimet në këto shuma. Pra Rooney merr rreth 7 milionë euro, gjysmën e Messit. Gjithashtu nuk janë përfshirë bonuset eventuale në kontrata. Mungojnë edhe të hyrat shtesë nga reklamat dhe përdorimi i imazhit. Nëse përfshihen edhe këto, sipas Forbes, Ronaldo inkason rreth 79 milionë dollarë në vit, derisa Messi e ndjek me 70 milionë dollarë.
Zakonisht kur përmendet kontrata e një lojtari, aludohet në të hyrat vjetore para tatimeve. Ju mbetet juve si lexues të hiqni tatimet për të mësuar pagën neto që marrin
.

 


NGA MEDIAT

Ku kanë qenë lojtarët e Leicesterit?!

Premier League

Ku kanë qenë lojtarët e Leicesterit?!

12/04/16 @ 15:17

ROSSONERI

Milani do të bëhet si Barcelona

Serie A

Milani do të bëhet si Barcelona

12/04/16 @ 14:16

HENDIKEP APO JO?

Portieri i Italisë mungon në EURO 2016

Serie A/UEFA Euro 2016

Portieri i Italisë mungon në EURO 2016

12/04/16 @ 13:53

XHIRO XXVI

Nxehtë në Gjilan e Prishtinë

FFK Superliga

Nxehtë në Gjilan e Prishtinë

12/04/16 @ 12:19

MEDIA TALK

Albion Rrahmani drejt Rumanisë!

FFK Superliga/International/Transfere

Albion Rrahmani drejt Rumanisë!

31/07/23 @ 12:24

MILAN E LIRON PËR PAK PARA

Ante Rebic arrin në Stamboll për tu bërë pjesë e Besiktasit

Serie A/International/Transfere

Ante Rebic arrin në Stamboll për tu bërë pjesë e Besiktasit

30/07/23 @ 19:59

GALATASARAY ZYRTARIZON BLERJEN E ICARDIT

Galata arrin marrëveshje me PSG, zyrtarizon Icardin

Ligue 1/International/Transfere

Galata arrin marrëveshje me PSG, zyrtarizon Icardin

30/07/23 @ 14:01

MLS

Sot, dygolësh dhe një asist nga Messi për Inter Miamin

International

Sot, dygolësh dhe një asist nga Messi për Inter Miamin

26/07/23 @ 08:53

FIDAN ALITI NË TURQI

Kontratë afatgjate për Fidan Alitin te Alanyaspor

Kosova/International/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Kontratë afatgjate për Fidan Alitin te Alanyaspor

25/07/23 @ 11:58

PRIZREN

Tjiueza e Megameno vazhdojnë, por Liria zyrtarizon edhe dy lojtarë afrikanë

FFK Superliga/International/Transfere

Tjiueza e Megameno vazhdojnë, por Liria zyrtarizon edhe dy lojtarë afrikanë

22/07/23 @ 19:15

RUSI

Mirlind Daku shënon në debutim te Rubin Kazani

International/Sportistë shqiptarë në botë

Mirlind Daku shënon në debutim te Rubin Kazani

22/07/23 @ 16:58

DIREKT ONLINE

Transmetimi online: Europa-Dukagjini

Conference League/FFK Superliga/International

Transmetimi online: Europa-Dukagjini

20/07/23 @ 12:55

ME PËRMBYSJE MBYLLET AVENTURA DEBUTUESE

Struga eliminohet në fund!

Champions League/International

Struga eliminohet në fund!

18/07/23 @ 19:32

FORMACIONET STARTUESE: NDESHJA E KTHIMIT

Struga-Zalgiris, 11-shet startuese

Champions League/International

Struga-Zalgiris, 11-shet startuese

18/07/23 @ 16:18


 
Të gjitha lajmet nga International