VUSHTRRI
Dorëhiqet trajneri i Vushtrrisë
13 April, 2016 @15:48
Rezultatet e dobëta dhe gjasat e vogla për të mbijetuar në Superligë, e ka detyruar trajnerin e Vushtrrisë, Rizvan Jetullahu, të jep dorëheqje.
Jetullahu e kishte marrë detyrën e kryetrajnerit tek ekipi vushtrrias rreth tre muaj më parë, duke e zëvendësuar trajnerin paraprak, Isa Sadriu.
Vushtrria aktualisht gjendet në pozitën e parafundit në tabelë, me 24 pikë të tubuara në 25 ndeshje.