Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MANCHESTER CITY 5-1 WATFORD

4 gola nga Gabriel, për 4 pikë dallim!

4 gola nga Gabriel, për 4 pikë dallim!


23 April, 2022 @19:01

Manchester City nuk e ka pasur kundërshtarin e vështirë sot, ndërsa e ka kaluar pritur lehtë, duke e mposhtur me rezultat 5-1 [Gabriel Jesus 4, 22, 49p. 53, Rodri 34 - Kamara 28] Etihad.

Sulmuesi i vetëm klasik i ekipit, brazilani Gabriel Jesus, ka shënuar katër gola në fitore ndërsa ka bërë edhe asistimin e vetëm në golin e Rodrit. Jesus dy herë u asistua nga Kevin de Bruyne, ndërsa golin e vetëm për mysafirët e shënoi Hassane Kamara.

Manchester City i Pep Guardiolës tash është në pole-pozition për titull kampioni dhe ajo varet nga vetë ata. Atyre u duhen fitore në ndeshjet e mbetura të stinorit që në muajin tjetër të bëhen kampionë!

Watfordit aktualisht i duhen edhe shtatë pikë për të dalë nga zona e rënies. Sot thjesht e pamundur ndaj super Cityt, por në ndeshjet tjera, shpresa vazhdon, edhe pse në rënie të plotë.

Në luftën për titull, presioni tash është te Liverpooli i Jurgen Kloppit, që po ndjek në hap Cityn e Guardiolës.

 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League