PAS 3 XHIROSH

Foto: KFDrita/fb
4 pa humbje, 4 pa fitore - pas 3 xhirove
13 September, 2021 @11:52
Pas tri xhirove të zhvilluara në Superligë të Kosovës, katër ekipe janë ende pa humbje në elitë.
Ballkani, Drenica, Drita e Gjilani janë skuadrat që ende nuk kanë përjetuar disfatën këtë stinor.
Ndërsa në xhiron e radhës do të takohen pikërisht dy nga këto skuadra, ku Drita pret Ballkanin në atë që konsiderohet derbi i xhiros së katërt të Superligës.
Derisa Drenica udhëton te Ulpiana, Gjilani i shkon Prishtinës.
E prej katër ekipeve pa fitore edhe pas tri xhirove befasisht është edhe kampionja aktuale Prishtina. Bardhekaltërit presin Gjilanin që s’ka humbje, ku do të kërkojnë fitoren e parë të stinorit.
Pos Prishtinës, pa fitore janë edhe dy të ardhurit në elitë, Dukagjini e Ulpiana si dhe skuadra që garoi në Evropë gjatë verës, Llapi.
Derisa Llapi pret Malishevën në formë, Ulpiana pret Drenicën, Dukagjini i shkon Feronikelit në Drenas.
Xhiroja e radhës luhet në mesjavë, ndërsa orari përcaktohet gjatë ditës së sotme, ose më së voni nesër.