Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MILAN - LAZIO

Ibrahimovic rikthehet me gol, pak minuta për Muriqin

Ibrahimovic rikthehet me gol, pak minuta për Muriqin


12 September, 2021 @20:44

Milani e mposhti Lazion me rezultat 2-0 dhe e njoftoi kundërshtarin me humbjen e parë.

Rafael Leao shënoi në minutën e 45’ golin e parë, derisa i rikthyeri nga lëndimi, Zlatan Ibrahimovic, ka shënuar golin e dytë, 7 minuta pas inkuadrimit në pjesën e dytë.

Sulmuesi i përfaqësuese së Kosovës, Vedat Muriqi, u inkuadrua në minutën e 84’ të ndeshjes.

Milani me këtë fitore bëhet lider në Serie A me 9 pikë, kurse Lazio me 6 pikë në pozitën e gjashtë.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A