Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MALISHEVA - LLAPI

4 rresht për Llapin, Malisheva në zonën e barazhit

Foto: KF Llapi

4 rresht për Llapin, Malisheva në zonën e barazhit


28 April, 2022 @16:53

Fitoren e katërt me radhë në Superligë skuadra e Llapit e ka shënuar sot në udhëtim te Malisheva.

Malishevën vendase skuadra e Tahir Batatinës e mposhti me rezultat 0-2 (Arbnor Ramdani 56´, Adem Maliqi 90+2’), e me këtë fitore podujevasit i afrohen shumë vendit të dytë të renditjes, ndërkohë që Malisheva vazhdon ta rrezikojë rikthimin në Ligën e Parë.

Pjesa e parë u mbyll pa gola dhe rezultati mbeti i pandryshuar deri në minutën e 56’, kur Arbnor Ramadani i Llapit shënoi një eurogol për 0-1 të mysafirëve.

TABELA AKTUALE

Më pas, më gola nuk pati deri shumë pranë fundit të ndeshjes, kur Adem Maliqi (90+2’) i Llapit, i asistuar nga Kastriot Selmani, shënoi për 0-2, rezultat me të cilin edhe u mbyll krejt ndeshja.

Pesë xhiro para fundit, Malisheva e sheh veten në pozitën që dërgon në barazh, kurse Llapi tashmë i është afruar vendit të dytë në vetëm 2 pikë, ndërkohë që ndodhet në finale të Kupës së Kosovës.

Xhiron që vjen, Malisheva i shkon Niklit në Drenas, kurse Llapi luan ndaj Ballkanit në Podujevë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga