Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSOVA NË FIFA

4 vjetori i fitores së plotë

4 vjetori i fitores së plotë


13 May, 2020 @0:23

Kongresi i 66 i FIFAs mbahej në Mexico City, në datën e sotme 13 maj të vitit 2016.

Kosova, FFK-ja, priste pikën e 15 të agjendës, që kërkonte votimin për bërjen të Kosovës anëtare më të re të shtëpisë botërore të futbollit, FIFA.

kosovo @ fifa

Kjo vinte si rezultat i dhjetë ditëve më parë të të njëjtit vit, pasi që Kosova ishte pranuar në UEFA.

Dhe me shumicë votash, FFK-ja u bë anëtarja më e re e FIFAs, duke marrë shumicën e votave.

Agim Ademi

Kosova kishte marrë 86% të votave të përgjithshme valide për pranim.

“Futbollistët dhe populli i Kosovës këtë e kanë pritur për shumë kohë - Ju Falemnderit,” kishte qenë i shkurtë Fadil Vokrri, kryetar i FFK-së në atë kohë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga