Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOLUMNE

5 për fundjavë!

Design: L.D / TOPSPORTI

5 për fundjavë!


Shkruan: G.P

7 May, 2021 @18:00

Jemi në xhirot vendimtare të ligave evropiane!

Po luftohet për tituj, për pozita që dërgojnë në Evropë e po luftohet për mbijetesë, prandaj kjo fundjavë vjen me plot ndeshje interesante.

1. Barcelona - Atletico Madrid (e shtunë, 16:15)

Vazhdon të jetë shumë interesante lufta për titull në La Liga, e xhiroja e 35 përballë mes vete katër vendet e para të klasifikimit.

Para se Reali të luajë me Sevillën të dielën, Barcelona e Atletico takohen mes vete në “Camp Nou”. Ndoshta Atleticos do t’i bënte punë edhe një barazim, pasi që ndodhet dy pikë përpara Barcelonës, por për Barcelonën e detyrueshme është fitorja në këtë përballje. Do të kemi një rikthim të Luis Suarezit në Camp Nou, lojtar i cili për fatin e mirë të skuadrës madrilene, është rikthyer nga lëndimi për ndeshjet e fundit dhe vendimtare të sezonit.

TABELA AKTUALE

Të dyja skuadrat janë të “pushueshme”; duke qenë jashtë garave evropiane tash e sa kohë. Do të jetë një ndeshje e fortë, por nuk besoj se do të ketë shumë gola!

2. Manchester City - Chelsea (e shtunë, 18:30)

Dy finalistët e Ligës së Kampionëve këtë javë takohen në Premier League. Jo shumë moti, këto dy skuadra u përballen në gjysmëfinale të FA Cup, ku Chelsea me plot meritë fitoi, e këtë të shtunë në ligë më shumë i duhen pikët Chelseat sesa Manchester Cityt, për të cilin titulli është vetëm çështje kohe.

Në fakt nëse City e mposhtë Chelsean të shtunën, do ta festojë menjëherë titullin, dhe besoj se do ta tentojë ta bëjë atë, për të qenë sa më i qetë para finales së 29 majit në Stamboll. Sidoqoftë, City edhe kur bën rotacione në skuadër, nuk është se vërehët shumë, duke qenë se edhe banka rezervë përbehet nga super yje.

E Chelsea do të bëjë rotacione në ndeshjet e mbetura, por jo edhe aq shumë para se ta sigurojë një vend në top katërshe.

3. Galatasaray - Besiktas (e shtunë, 19:30)

Tri skuadra po luftojnë për titullin kampion në Turqi, por më afër tij duket Besiktasi. Megjithatë, nëse nuk përfundon i pari, e rëndësishme në Turqi është të përfundosh i dyti, pasi që luan në kualifikimet për Champions League, e vendi i tretë nuk ta mundëson atë.

TABELA AKTUALE

Nga përballja mes Galatasarayt e Besiktasit të shtunën, mysafirëve, që janë pa Aboubakar e Tosun,  iu kryen punë edhe një pikë, e Galatasarayt i duhet më shumë fitorja, për të mbetur në lojë të paktën për pozitën e dytë.

Ndoshta kjo përballje më së shumti i bën mirë Fenerbahçes, që tri ndeshjet e fundit të sezonit i ka “të fitueshme në letër” dhe minimalisht mund të kthehet në Champions League sezonin tjetër.

Duhet të jetë një ndeshje e mirë, ndonëse do të ishte edhe më e mirë sikur të kishte shikues të pranishëm.

4. Juventus - Milan (e diel, 20:45)

Isha i vetëdijshëm që Milani nuk do ta fitonte ligën, përkundër euforisë gjysmësezonale, por nuk kisha menduar që Juventusi do të luftonte për top katërshe në xhirot e fundit.

Barazimi krejt në fund i Napolit ndaj Cagliarit dhe barazimi i Atalantës me Sassuolon xhiron e kalur ishin rezultate pozitive për Juventusin e Milanin sa i përket luftës për top katër, e këtë xhiro Juventusi e Milani përballen mes vete në luftë direkte për pozita që dërgojnë në Champions.

Nga Juventusi i Pirlos mund të pritet gjithçka, pra nuk do të më befasonte asnjë rezultat i këtij takimi, por pres të jetë një ndeshje e luftuar shumë, sidomos nëse Napoli e Atalanta i fitojnë ndeshjet e tyre përkatëse këtë xhiro.

5. Real Madrid - Sevilla (e diel, 21:00)

Pas eliminimit nga Champions League, Realit i mbetet të luftojë vetëm për La Liga. Një ditë para ndeshjes së Realit me Sevillën, Barcelona e Atletico përballen mes vete, që i bie se detyrimisht njëra prej tyre do të lëshojë pikë.

Mbi 50 lëndime për Realin këtë sezon dhe Zidane deri mesjavën që e lamë pas ishte fuqishëm në garë për dy fronte, e tash mbetet fuqishëm në garë për La Liga, dhe megjithatë francezi nuk merr merita aq sa duhet për punën fantastike që po e bën.

Reali nuk do ta donte një fitore të Atleticos ndaj Barcelonës, fitorja e Barcelonës do të ishte më në rregull, e një barazim do të ishte perfekt për Realin, por pavarësisht se çfarë ndodhë në Camp Nou, Reali duhet ta fitojë ndeshjen e tij ndaj Sevillës të dielën, ndeshje që nuk do të jetë aspak e lehtë, sidomos nëse shohim lëndimet e panumërta te Reali dhe lodhjen masive të lojtarëve së fundi.

Kujtojmë që nëse skuadrat kanë pikë të barabarta, në Spanjë më lartë renditet skuadra që ka qenë më e mirë në përballjet direkte. E aty Reali është më i mirë edhe se Atletico, edhe se Barcelona.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League