Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOLUMNE

5 për fundjavë!

5 për fundjavë!


Shkruan: G.P

5 November, 2021 @17:00

Fundjava para pushimit të fundit të kombëtareve për këtë vit kalendarik.

Patëm mjaft ndeshje të mira në Champions League në mesjavë, e ndeshje për t’u shikuar ka edhe këtë fundjavë, duke filluar nga derbi i Manchesterit.

1. Manchester United - Manchester City (e shtunë, 13:30)

Derbi i qytetit të Manchesterit, ndeshja e parë e ditës së shtunë në top ligat evropiane.

Nëse United ndaj Cityt luan si ndaj Atalantas, do të deklasohet keq, siç u deklasua nga Liverpooli dy javë më parë.

Lajm shumë i keq është lëndimi i Raphael Varane, cilësia e të cilit më shumë po vërehet kur nuk po luan.

Ndoshta për shkak të lodhjes së mbledhur dhe pushimit jo fort të gjatë për shkak të kampionatit evropian, Harry Maguire këtë sezon po tregon paraqitje tejet të dobëta. Nuk i ka ndihmuar as rikthimi para kohe nga lëndimi më i fundit dhe kjo po i kushton shumë Unitedit. Eric Bailly tregoi paraqitje mbresëlënëse ndaj Atalantas, por ai mund të lëndohet në çdo moment dhe nuk është prej atyre lojtarëve që të dhurojnë zgjidhje afatgjate. Në dyshim për ndeshjen ndaj Cityt është edhe Lindelof, e kjo i shton problemet e Solskjaer.

Sipas të gjitha gjasave, United ndaj Cityt do të startojë përsëri me 3 mbrojtës të qendrës. Nëse Lindelof nuk është i gatshëm, Luke Shaw mund të luajë si mbrojtës qendror i majtë, e Telles të luajë në vendin e zakonshëm të Shaw. Në mesfushë, me gjasë do të startojnë McTominay e Fred, para tyre Bruno, e në sulm Ronaldo bashkë me Cavanin, dyshe që funksionoi mjaft mirë ndaj Tottenhamit.

United nuk di të bëjë presion si skuadër dhe luan më mirë kur qëndron prapa, e më pas dënon me kundërsulme. Kjo ka funksionuar në ndeshjet e mëdha të sezonit të kaluar dhe mund ta shohim të ndodhë edhe këtë fundjavë ndaj Cityt.

Sa i përket Cityt, kjo skuadër ka vetëm një problem: mungesën e një sulmuesi të kalibrit të lartë, i cili nuk erdhi gjatë verës. Pjesa tjetër e skuadrës është fantastike dhe janë nga dy-tre lojtarë për secilën pozitë.

Nëse United shënon herët, ndeshja mund të bëhet shumë interesante. Nëse City shënon herët, mund të shohim përsëri debakël.

 

2. Leipzig - Dortmund (e shtunë, 18:30)

A do të mund të garojë ndonjëra prej këtyre dy skuadrave deri në fund të sezonit për titull me Bayernin? Natyrisht që jo. Por, ndeshja e së shtunës mes tyre do të jetë një ndeshje mjaft e mirë dhe atraktive. Në fakt, Leipzigu momentalisht nuk është në mesin e skuadrave të para, i ndikuar edhe numri i madh i largimeve gjatë verës, por megjithatë besoj që do të jetë aty, të paktën në luftën për top-katërshe deri në fund të sezonit.

Në mesjavë, Leipzigu shpenzoi shumë energji dhe me meritë e ndali Parisin, ndërkohë që Dortmundi u mposht përsëri nga Ajaxi i Super ten Hagut.

Në pushimin e kombëtareve, të dyja do të donin të shkonin me fitore, prandaj ndeshja e së shtunës do të duhej të ishte e mirë.

Dy skuadra që luajnë futboll të hapur dhe që nuk mbrohen edhe aq mirë, padyshim që premtojnë ndeshje për t’u shikuar.

 

3. Everton - Tottenham (e diel, 15:00)

Ridebutimi i Antonio Contes në Premier League. Një trajner i suksesshëm dhe me autoritet padyshim që do t’i bëjë mirë Tottenhamit. Me të njëjtat pritshmëri erdhi edhe Jose, por për arsyet e zakonshme ai u largua edhe prej aty, por Conte ka metoda tjera dhe do të shohim se si do të funksionojnë ato te Spurs këtë sezon.

Në ndeshjen e tij të parë si trajner i Spurs në Premier League, Conte do të ketë punë jo të lehtë në udhëtim te Evertoni i Rafa Benitezit. Skuadra nga Merseyside me strategun spanjoll po bën kryesisht mirë, por problemet e vjetra po shfaqen herë pas here, e as lëndimet e shumta nuk po ndihmojnë.

Nuk besoj që do të jetë ndeshje me shumë gola, por do të duhej të ishte prej atyre ndeshjeve që kalojnë me luftë të fortë, veçanërisht në mesfushë.

 

4. West Ham - Liverpool (e diel, 17:30)

Një ndeshje shumë interesante dhe një test i vështirë për të dyja skuadrat, veçanërisht për vendasit.

West Hami po vazhdon të shkëlqejë nën drejtimin e David Moyes, e këtë të diel londinezët para vetes kanë Liverpoolin, njërin prej 3 kandidatëve kryesor për titullin kampion në Angli.

Hera e fundit kur West Hami e ka mposhtur Liverpoolin daton në vitin 2016, e nëse Liverpooli luan njëjtë siç ka luajtur së fundi, vështirë se do të mposhtet edhe kësaj radhe.

Katër fitore në katër ndeshje në “grupin e vdekjes” në Champions League, tregojnë se sa i fortë dhe i menaxhuar mirë është Liverpooli. Një fitore në Londër ndaj West Hamit para pushimit të kombëtareve do të ishte shumë e mirëseardhur për Kloppin dhe 19-herë kampionin anglez.

 

5. Milan - Inter (e diel, 20:45)

Duke injoruar ndeshjet e mesjavës në Evropë, Milani në këtë takim vjen pas fitores shumë të rëndësishme ndaj Romës në kryeqytetin italian. Në skenë kur skuadra pati nevojë doli përsëri i paplakshmi Zlatan Ibrahimovic, që ia dhuroi fitoren rossonerëve me dy gola të shënuara.

Këtë të diel, Milani ka punë me Interin, kampionin në fuqi dhe favoritin kryesor për titull në Serie A.

Viteve të fundit, Interi ka qenë më i mirë se Milani në përballjet direkte në Serie A, e këtë të diel zikaltërit kanë rastin të tregojnë se janë kampionë në fuqi dhe ta ngushtojnë fuqishëm garën për titull.

Nëse Milani fiton, do të ishte një tjetër tregues se skuadra kuqezi nga qyteti i modës është pjekur mjaftueshëm dhe këtë vit seriozisht mund të luftojë për titull deri në fund, për dallim nga sezoni i kaluar, ku u dorëzua shumë herët dhe në fund mbeti në garë vetëm për top-katër.

 


FTESAT E KOSOVËS U21

Nees publikon ftesat për ndeshjen e Kosovës U21 ndaj Shqipërisë U21

Shqipëria/Kosova/International

Nees publikon ftesat për ndeshjen e Kosovës U21 ndaj Shqipërisë U21

03/11/21 @ 16:08

FTESAT GREKE

Van’t Schip publikon të ftuarit kundër Kosovës

Kualifikimet për Botëror/Kosova

Van’t Schip publikon të ftuarit kundër Kosovës

03/11/21 @ 15:59

DERBI I QYTETIT TË PRIZRENIT

Ndërrohet vendimi, derbi prizrenas luhet në Suharekë

FFK Liga e parë

Ndërrohet vendimi, derbi prizrenas luhet në Suharekë

03/11/21 @ 11:26

CHAMPIONS LEAGUE

Dy skuadra sigurojnë kualifikimin, cilat janë ato?

Champions League

Dy skuadra sigurojnë kualifikimin, cilat janë ato?

02/11/21 @ 23:32

ATALANTA - UNITED

I zakonshmi Ronaldo, United përsëri shpëton në fund

Champions League

I zakonshmi Ronaldo, United përsëri shpëton në fund

02/11/21 @ 23:02

MEDIA TALK

Xavi arrin marrëveshje, në pritje të klubeve!

La Liga/International/Transfere

Xavi arrin marrëveshje, në pritje të klubeve!

02/11/21 @ 16:41

MEDIA TALK

Muriqi mund të largohet, por vetëm si huazim

Serie A/International/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Muriqi mund të largohet, por vetëm si huazim

02/11/21 @ 15:37

FORMACIONET ZYRTARE

Gjilani-Feronikeli’74, 11-shet startuese

FFK Superliga

Gjilani-Feronikeli’74, 11-shet startuese

16/09/24 @ 14:12

DREJT KUALIFIKUESEVE NË TURQI

Trepça udhëton në Antalya për kualifikueset e Champions League

FBK Superliga/International/Liga tjera

Trepça udhëton në Antalya për kualifikueset e Champions League

16/09/24 @ 11:36

FITORE E RËNDËSISHME NË START

Prizreni nis stinorin me fitore ndaj Prishtinës

FBK Superliga

Prizreni nis stinorin me fitore ndaj Prishtinës

15/09/24 @ 22:02

YLLI MPOSHT DEBUTUESIT E SUPERLIGËS

Terrell Brown bën dallimin, Ylli mposhti Borën në fillim të stinorit

FBK Superliga

Terrell Brown bën dallimin, Ylli mposhti Borën në fillim të stinorit

15/09/24 @ 21:12

SHQIP NË BOTË

Maldini Kacurri, në bankën rezervë sot ndaj Tottenhamit

Shqipëria/Premier League/Sportistë shqiptarë në botë

Maldini Kacurri, në bankën rezervë sot ndaj Tottenhamit

15/09/24 @ 14:17

LLAPI - DRITA

Llapi - Drita, 11-shet startuese

FFK Superliga

Llapi - Drita, 11-shet startuese

15/09/24 @ 14:05

DUKAGJINI - MALISHEVA

Dukagjini - Malisheva, 11-shet startuese

FFK Superliga

Dukagjini - Malisheva, 11-shet startuese

15/09/24 @ 14:02

VËLLAZNIMI - PEJA

Vëllaznimi mposhtë Pejën, e nis sezonin me fitore

FBK Superliga

Vëllaznimi mposhtë Pejën, e nis sezonin me fitore

14/09/24 @ 19:14

VËLLAZNIMI - PEJA

Vëllaznimi - Peja, rezultati i pjesës së parë

FBK Superliga

Vëllaznimi - Peja, rezultati i pjesës së parë

14/09/24 @ 18:04

FERIZAJ - SUHAREKA

Liridon Fetahaj vendimtar, Suhareka shënon fitoren e tretë rresht

FFK Superliga

Liridon Fetahaj vendimtar, Suhareka shënon fitoren e tretë rresht

14/09/24 @ 17:01


 
Të gjitha lajmet nga