MEDIA TALK
Xavi arrin marrëveshje, në pritje të klubeve!
2 November, 2021 @16:41
Ish mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka arritur marrëveshje personale me klubin, para se të rikthehet aty si trajner.
Mirëpo, tash Mundo Deportivo ka bërë të ditur se po pritet marrëveshja mes klubeve Al Sadd dhe Barcelona - për të zgjidhur kontratën valide që Xavi e ka me ekipin nga Katari.
Njëra ndër pikat e marrëveshjes së Xavit me Barcelonën është e sigurt, e ajo është rroga më e vogël për trajnerin sesa që e ka në Katar. Shuma nuk është bërë e ditur, por do të jetë më pak sesa 10 milionë euro në vjet.
Sonte pritet të shihet rezultati i Barcelonës në Kiev ndaj Dynamos në kuadër të Champions League, ndërsa pas kësaj besohet se do të udhëtojnë edhe drejtuesit më të lartë të klubit drejt Katarit për të finalizuar marrëveshjen.
Prezantimi i Xavit si trajner i ri i Barcelonës pritet të ndodh të dielën ose të hënën, 7-8 nëntor.