STAR OF THE GAMEWEEK XII
Ardi Shala (KF Ulpiana), Ylli i javës (12)
2 November, 2021 @12:23
Mesfushori i Ulpianës, Ardi Shala, është shpallë lojtari më i mirë i xhiros XII të Superligës.
Shala, që ka shënuar golin e fitore së Ulpianës ndaj Ballkanit, duke i shkaktuar këtyre të fundit humbjen e parë të stinorit, ka marrë epitetin e më të mirit të xhiros.
Përndryshe, Shala nuk e nisi mirë takimin, pasi që atij iu regjistrua një autogol fillimisht, por pas kësaj ai mori veten dhe bëri gjithçka që skudra e ardhur në Superligë t’ia shkaktojë humbjen e parë kampionale suharekasve, që kërkojnë titullin dhe minimalisht, daljen në Evropë për sezonin tjetër.
Përndryshe, Ardi është 24-vjeçar dhe mund të luajë në disa pozita të mesfushës ndërsa ka ardhur te Ulpiana nga Llapi. Ai është bërë lojtari i dytë në histori të Ulpianës që merr çmimin e më të mirit të javës, pas brazilianit Marclei Santos.