BARCELONA
Aguero duhet të pushojë tre muaj
1 November, 2021 @21:54
Sulmuesi i Barcelonës Sergio Aguero duhet të pushojë për tre muajt e ardhshëm për shkak të problemeve me frymëmarrje në gjoks, që iu paraqit në ndeshjen e fundit ndaj Alavesit, të shtunën që e lamë pas.
Ish sulmuesi i Manchester Cityt pas ekzaminimeve mjekësore të bëra është konstatuar se duhet të pushojë për tre muaj ashtu që të monitorohet në detaje procesi.
Aguero 33-vjeç do të kontrollohet nga mjekët derisa shëndeti i tij do të jetë në monitorim të pandërprerë.