MEDIA TALK
Drita pagoi ‘rekord’ dëmshpërblim për Muharrem Jasharin
31 October, 2021 @23:34
Drejtori i skuadrës së Dritës, Valon Zymberi, ka bërë të ditur sonte në emisionin sportiv të KTV-së shumë e dëmshpërblimit të paguar nga ekipi i tij drejt Trepçës’89 për të siguruar shërbimet e mesfushorit Muharrem Jashari.
Mitrovicasi Jashari, që është në moshën 23-vjeçare, është vlerësuar mjaft nga trajneri i Dritës Ardian Nuhiu gjatë verës dhe kryesia ka bërë gjithçka për të siguruar shërbimet e tij.
E pasi që lojtari ka qenë i lidhur me kontratë me Trepçën’89, skuadra e kaltër nga Gjilani është dashur të paguajë dëmshpërblimin.
Zymberi ka treguar se ekipi ka kuptuar se disa skuadra kanë qenë të interesuara për Jasharin, ndërsa ata kanë bërë ofertën më të mirë.
Trepça’89 u detyrua ta shesë Jasharin, pasi që ekipi kishte humbur statusin e ekipit të Superligës.
Jashari që erdhi gjatë verës te Drita, ka shkëlqyer veçanërisht në përballjet kualifikuese të intelektualëve në gara evropiane.
Kujtojmë, Jashari është ndër lojtarët e paktë të Superligës, që kanë marrë ftesa të jenë pjesë e kombëtares A të Kosovës nga Bernard Challandes, derisa ky i fundit ishte përzgjedhës i Dardanëve.
Drita në fund, me ofertën e pranuar prej 80 mijë eurosh siguroi shërbimet e Jasharit, që Zymberi ka thënë se me sa din ai, është rekord në dëmshpërblime në skudrat brenda Superligës së Kosovës.