DERBI I QYTETIT TË PRIZRENIT
Ndërrohet vendimi, derbi prizrenas luhet në Suharekë
3 November, 2021 @11:26
Derbi i qytetit të Prizrenit në Ligë të Parë Grupi A në mes të Lirisë dhe A&N do të zhvillohet në Suharekë.
Njoftimin e ka bërë të ditur skuadra mysafire në derbi, A&N. Në njoftim A&N ka bërë të ditur se ndeshja së pari ishte paraparë të luhet në stadiumin e qytetit të Gjakovës, ku tash është ndryshuar dhe do të luhet në stadiumin e qytetit në Suharekë.
TABELA AKTUALE, REZULTATET dhe KALENDARI
Gjithashtu A&N ka bërë të ditur se i kanë ofruar Lirisë stadiumin e tyre “Boka” në Korishë të Prizrenit, por që kjo nuk u pranua nga rivali lokal, organizator i ndeshjes.
Kujtojmë, Liria ndeshjet e fundit të vitit 2021 do t’i vazhdojë t’i luajë si vendas gjetiu, pasi që stadiumi i qytetit Përparim Thaqi është në punime, ku po ndërrohet tapeti i vjetër i barit artifical me të ri, gjithashtu artificial.
Përndryshe, përballja e parë e zhvilluar mes A&N dhe Lirisë këtë stinor ka përfunduar me barazim, 1-1, ndeshje kjo që u zhvillua më 15 shtator.
A&N është në pozitën e katërt në renditje tabelare dhe ka vetëm një humbje këtë stinor në Ligë të Parë Grupi B, ndërsa Liria e shtata ka pesë humbje!
Kështu, Liria - A&N luhet të premtën, 5 nëntor 2021, me fillim prej orës 13:00 në stadiumin e qytetit të Suharekë dhe do të transmetohet direkt nga transmetuesi i ndeshjeve të Ligës së Parë përmes kanalit televiziv.