Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RRETHI I PARË I KUPËS SË KOSOVËS

5 skuadra kalojnë në rrethin e dytë të Kupës së Kosovës

5 skuadra kalojnë në rrethin e dytë të Kupës së Kosovës


14 October, 2022 @11:08

Në mesjavë u zhvilluar duelet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës në futboll, ku u takuan ekipet e Ligës së Dytë dhe të Tretë të Kosovës, që kërkuan rrethin e dytë kualifikues të garës më masovike në futbollin tonë.

Kështu, pas dueleve të zhvilluara, KEK-u, Opoja, Prizreni, Behari dhe Shkëndija kanë qenë skuadrat që kanë siguruar rrethin e dytë të Kupës së Kosovës, shortin për të cilin FFK-ja do ta hedh më vonë, derisa nuk ka bërë të ditur datën.

Përballja mes Shkëndijës së Hajvalisë dhe Vitisë u regjistrua me rezultat zyrtar pasi që vitiasit nuk kishin udhëtuar fare për ndeshje dhe u eliminuan në tavolinë nga garat e mëtutjeshme të Kupës së Kosovës.

REZULTATET E RRETHIT TË PARË TË KUPËS:

Sharri – KEK-u 1:2 [Ardit Maliqi — Almedin Klinaku, Torvioll Stullqaku];
Arbana – Opoja 1:3 [n.n. — Fitim Sinani, Ditëlind Rashiti, Ermir Berisha];
Kosova VR – Prizreni 2:3 [ n.n. — Rexhep Berisha 60, Gramos Bajra 65, 68];
Fortuna 2022 – Behar 2:2 [n.n. — Blendi Çelaj, Ermal Blakaj] (4:5 pas penalltive);
Shkëndija – Vitia 3:0 [rezultat zyrtar].


 
Të gjitha lajmet nga Kupa e Kosovës