GARETH BALE

REUTERS/Eddie Keogh
56 milionë për Bale-in
28 December, 2012 @16:51
Real Madridi i ka kthyer sytë te ylli i skuadrës së Tottenhamit, Gareth Bale.
Sipas të përditshmes spanjolle e njohur me afërsinë me klubin madrilen, Marca, Reali ka ofruar 33 milionë funte për Bale-in. Ndërsa së bashku me shpenzimet vjetore për futbollistin uellsian, mbretërit duhej të harxhoheshin deri në 56 milionë funte, vetëm për t’i siguruar shërbimet e 23 vjeçarit.
Real Madridi dhe Tottenhami edhe më parë kanë pasur bashkëpunim në transferim të lojtarëve. Së fundi Luka Modric kishte kaluar nga anglezët në drejtim të spanjollëve.
Mirëpo për Bale-in, drejtuesit e Tottenhamit nuk duket se janë edhe aq të gatshëm për ta shitur. “Bale është lojtarë kyç për ne, për këtë arsye nuk e kemi ndërmend për ta larguar atë,” ka thënë kryetrajneri i Spurs-ave, Andre Villas-Boas.