Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MITROVICË

6 lojtarë ndahen me Trepçën’89

Foto: Trepca89/fb/ B. Pllana

6 lojtarë ndahen me Trepçën’89


27 June, 2022 @15:19

Ekipi ish-kampion, që u rikthye në Superligë për stinorin 2022/23 duke fituar Grupin A të Ligës së Parë, Trepça’89 ka bërë të ditur brenda dy ditëve se ka ndarë rrugët me gjashtë futbollistë të saj.

Tre lojtarët vendorë, Arbër Mustafa, Leuart Avdyli dhe Albutrint Morina si dhe tre të huajt Joseph Okonkwo, Eyram Leveh dhe Logan Mnisi - janë gjashtëshja që ka ndarë rrugët me ekipin mitrovicas.

Trepça’89 ka falenderuar të gjithë për kontributin e dhënë, duke cekur se janë larguar si kampionë të Ligës së Parë Grupi A nga ekipi, duke i dëshiruar edhe sukses në karrierën e mëtutjeshme të tyre.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga