NORWICH - LIVERPOOL
77 minuta për Rashicën në debutim, Liverpooli pa telashe
14 August, 2021 @20:25
Ylli i përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, sot debutoi me Norwichin kundër Liverpoolit.
Rashica në këtë ndeshje ishte startues dhe luajti 77’ minuta për skuadrën e tij.
Miloti kishte 37 prekje në këtë ndeshje. Ai pasoi 18 herë dhe ishte 100% i saktë. 25 vjeçari bëri 7 krosime në zonën e Liverpoolit.
Liverpooli e mposhti kundërshtarin me rezultat 0-3. Mohamed Salah ishte ylli i ndeshjes me 2 asistime e 1 gol, derisa dy golat tjera erdhën nga Diogo Jota dhe Roberto Firmino.
Në xhiron e dytë Liverpooli e pret në shtëpi skuadrën Burnley, kurse Norwich luan me kampionin aktual Manchester City.