Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MALISHEVA - DRITA

8 gola për 2 ndeshje, Drita e pamposhtur i prin ligës

8 gola për 2 ndeshje, Drita e pamposhtur i prin ligës


17 September, 2022 @16:54

Pas fitores bindëse ndaj Gjilanit në derbin e qytetit, Drita sot ka treguar një tjetër paraqitje fantastike, për ta shënuar fitoren e pestë të sezonit.

Gjilanasit e drejtuar nga Ardian Nuhiu sot fituan 2-4 (Marc Olivier 21’, Drilon Hazrollaj 89’ / Besnik Krasniqi (P) 9’, Marko Simonovski 52’, Almir Kryeziu 64’, Almir Ajzeraj 77’) në udhëtim te Malisheva.

I pari në listën e golashënuesve të takimit sot hyri Besnik Krasniqi, me golin e shënuar nga pika e bardhë që në minutën e 9’.

Reagimi malishevas erdhi rreth 12 minuta më vonë, kur Marc Olivier barazoi për 1-1, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Pak para fundit të pjesës së parë, Alban Shillova i Malishevës dështoi ta shndërronte në gol penalltinë e shkaktuar nga Besnik Krasniqi. Gjuajtja e Shillovës u prit nga Faton Maloku, e kjo i kushtoi Malishevës në pjesën e dytë, me Dritën që i mori pikët e plota.

TABELA AKTUALE

Shtatë minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Marko Simonovski i Dritës shënoi për 1-2 pas një topi të kthyer nga pritja e portierit vendas, e qetësinë Dritës ia dha goli i Almir Kryeziut në minutën e 64’, me epërsinë që u dyfishua.

Më vonë, Drita e gjeti edhe golin e katërt, për të shkuar në dy ndeshje radhazi me nga 4 gola të shënuara. Këtë herë rrjetën e gjeti Almir Ajzeraj (77’), ndërkohë krejt në fund për përfundimtar 2-4 shënoi Drilon Hazrollaj i vendasve.

Duke qenë skuadra e vetme pa humbje në Superligë, Drita i prin renditjes me 17 pikë, ndërkohë që Malisheva për momentin ka 7 pikë pas po aq ndeshjeve të luajtura.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga