TREPÇA '89 - FERIZAJ
‘89-shi fiton bindshëm, merr kreun
27 November, 2016 @14:54
Edhe pse Ferizaji e zhvilloi një pjesë të parë mjaft të mirë, duke krijuar dy raste serioze për shënim, skuadra e Trepçës ‘89 nuk lejoi befasi në takimin e luajtur në “Riza Lushta” të Mitrovicës.
Pjesa e dytë ishte komplet ndryshe nga ajo e para, me skuadrën mitrovicase që u ringjall me inkuadrimin e kapitenit Idrizi dhe arriti të shënojë 4 herë, për ta fituar kështu takimin dhe për t’u ngjitur në krye të klasifikimit.
Goli i parë u shënua nga Fiton Hajdari, ndërsa më pas dy herë shënoi Oto John, i cili tashmë ngjitet në krye të listës së golashënuesve të Superligës. Kur ndeshja veç kishte përfunduar, Trepça ‘89 e gjeti edhe një herë golin, me Florent Hasanin që shënoi për 4-0. Golin e nderit për mysafirët e shënoi Shkëmbim Salihu në fundin e takimit.
Pas 16 xhirove, Trepça ‘89 prin në klasifikim, kurse Ferizaji mbetet i rrezikuar me 13 pikë të tubuara.