RIZA LUSHTA

‘89-shi “Fiton” Dritën
27 April, 2016 @17:10
Vendimi i trajnerit Gani Sejdiu për ta inkuadruar në lojë Fiton Hajdarin, ka dalë i suksesshëm në ndeshjen e sotme ndërmjet Trepçës ‘89 dhe Dritës.
Hajdari ka shënuar golin e vetëm dhe vendimtar, për t’ia siguruar fitoren me rezultat minimal Trepçës ‘89, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.
Vendasit në të shumtën e kohës ishin ata të cilët e kërkonin më shumë golin, por ai erdhi vetëm pak para fundit të takimit, duke e mposhtur portierin mysafir, Betim Halimin.
Ndeshja e kthimit ndërmjet Trepçës ‘89 dhe Dritës do të luhet në Gjilan.