GJYSMËFINALJA

Pa Ronaldon ndaj Cityt
26 April, 2016 @19:59
Pak para fillimit të takimit mes Realit e Cityt, takim i cili zhvillohet në kuadër të gjysmëfinaleve të Champions League, vjen konfirmimi zyrtar që Cristiano Ronaldo nuk do të jetë pjesë e skuadrës madrilene sonte. Portugezi, i cili mungoi edhe ndaj Vallecanos në fundjavë, nuk do të jetë i gatshëm as sonte.
Formacionet startuese të skuadrave:
Real Madrid: Navas, Carvajal, Pepe, Sergio Ramos, Marcelo, Casemiro, Kroos, Modric, Bale, Lucas Vázquez, Benzema.
Manchester City: Hart, Sagna, Kompany (C), Otamendi, Clichy, Fernando, Fernandinho, Navas, Silva, De Bruyne, Aguero.