PARA NDESHJES

Duhet t’i kontrollojmë emocionet
26 April, 2016 @10:53
Trajneri i parë që arriti ta dërgojë Cityn në një gjysmëfinale të Champions League, sot foli para mediave në prag të sfidës me Realin:
“Duhet t’i shijojmë gjysmëfinalet dhe ndeshjet e tilla. Lojtarët janë të vetëdijshëm që kjo nuk është diçka që arrihet çdo vit dhe ne do të shohim një City që e dëshiron finalen. Na duhet një ‘zemër e nxehtë’ dhe një ‘mendje e ftohtë’. Duhet t’i kontrollojmë emocionet dhe të luajmë futboll të mirë e të mençur.” - u shpreh Pellegrini para gazetarëve.
Kiliani Pellegrini ishte trajner i Real Madridit vite më parë, ndërsa aventura e tij te City përfundon pas një muaji, pasi që tashmë është shkarkimi i tij në fund të sezonit është konfirmuar zyrtarisht.