NË LONDËR

Tottenham barazon, Leicester një fitore larg titullit
25 April, 2016 @22:52
Tottenham Hotspurs ka barazuar sonte ndaj West Bromwich Albionit 1-1, që e ka larguar atë tash për 7 pikë nga Leicester City lider.
Me këtë rezultat, Leicesterit i duhen vetëm edhe 3 pikë për tu shpallë kampion i Anglisë, ndërsa kanë mbetur edhe 3 ndeshje për tu zhvilluar deri në fund të stinorit.
Futbollistët e Mauricio Pochettinos kanë mbuluar tërë portën e West Bromit pas barazimit 1-1 sonte, por goli nuk erdhi përkundër 5 minutave shtesë të dhëna nga referi.