LEICESTER CITY

Dënim shtesë për Jamie Vardyn
26 April, 2016 @11:05
U përjashtua pas dy kartonëve të verdhë në ndeshjen ndaj West Hamit dhe dënimi i zakonshëm në raste të tilla është 1 ndeshje moslojë, mirëpo për shkak që ky përjashtim erdhi si pasojë e simulimit, Jamie Vardy do të mungojë 2 ndeshje. Dënimi u shqiptua zyrtarisht nga Federata Angleze e Futbollit.
Sulmuesi në formë i Leicester Cityt mungoi ndaj Swanseat fundjavën që lamë pas, mirëpo anglezi nuk ka të drejtë loje as në ndeshjen e ardhshme ndaj Manchester United në Old Trafford.
Me 3 ndeshje të mbetura, Leicesterit i duhet vetëm një fitore që të shpallet kampion i Premier Leagues. Se a do të arrihet kjo pa Vardyn në Old Trafford, mbetet të shihet.