FITORE E MITROVICASVE
‘89-shi i kthehet fitores, mposht Dukagjinin
19 March, 2023 @17:41
Ndeshja që nisi me një minutë heshtje për nder të ish-pjesëtarit të mitrovicasve Sadik Rrahmanit, që ndërroi jetë sot, i ka takuar Trepçës’89 që arriti të shënojë fitore tepër të rëndësishme në luftë për mbijetesë ndaj Dukagjinit të Klinës në Riza Lushta.
Mitrovicasit treguan karakter më të fortë në këtë duel, ndërsa siguruan fitoren 10 minuta para fundit të duelit, kur Armend Muja shënoi për 2-0. Edhe pse Dukagjini uli epërsinë, deri në fund nuk pati kohë për më shumë, kurse trajneri i tyre Armend Dallku nga protestimet ndaj referit kryesor, u ndëshkua me karton të kuq.
Trepça’89 mposhti Dukagjinin 2-1 [Abdullah Oyekanmi 6, Ardian Muja 80 - Ahmet Haliti 84ag.] për t’iu rikthyer fitores, pas humbjes në xhiron e kaluar nga Ferizaji në shtëpi.
Dukagjini pas ndeshjes në llogarinë zyrtare të klubit shkruajti se referimi ka qenë skandaloz nga Burim Jahmurataj. Ndërkaq mitrovicasit e drejtuar nga Shpëtim Idrizi kanë bërë të veten në lojë.
Ekipi avancoi heret me Oyekanmin (6’), ndërsa i njëjti kishte edhe një rast në minutën e 20, por portieri i klinasve, Kenan Haxhihamza mbrojti! Te Dukagjini u regjistrua rasti i Oto Johnit, që gjithashtu u mbrojt nga portieri i Trepçës’89 Arion Ymeri. Në pjesë të dytë kur kishin mbetur edhe 10 minuta lojë, ka qenë Ardian Muja në formë javëve të fundit që ka shënuar, duke shfreytëzuar një gabim në mbrojtje të mysafirëve për të paraboluar Haxhihamzën dhe për ta bërë rezultatin 2-0 (80’).
Deri në fund, Dukagjini shënoi përmes një autogoli të Ahmet Halitit (84’), por për më tepër nuk kishte fuqi. Në fund, fitorja bën që ‘89-shi të dalë në pozitën e tetë të renditjes me 29 pikë nga 16 ndeshje, ndërsa Dukagjini qëndron i gjashti me 32 pikë.