NË MITROVICË
89-shi demolon Lirinë
8 May, 2016 @16:14
Edhe pse ndeshja nisi pak më mirë për mysafirët nga Prizreni, Trepça’89 që është në formë të mirë, nuk ka lënë vend për befasi duke reaguar shkëlqyeshëm për t’i mposhtur kundërshtarët e sotëm.
Nigeriani Adeleke Akinyemi ka shënuar dy herë, ndërsa u asistua nga Mërgim Pefqeli dhe Blerand Kurtishaj.
E ende pa u këndellur Liria, Mërgim Pefqeli goditi për 3-0 në pjesë të parë.
Në pjesën e dytë ekipi mitrovicas ka shtuar epërsinë, kur Akinyemi ka kompletuar hat-trickun e tij, kurse Fiton Hajdari thelloi edhe më shumë epërsinë e mitrovicasve dhe katastrofën për mysafirët, derisa Blerand Kurtishaj mbylli ‘perdet’ në teatrin “Riza Lushta” ku u kënaqën tifozët sot me gol-showin e ekipit të tyre.
Xhiron që vjen Liria pret Besën në Prizren, ndërsa Trepça’89 udhëton drejt Gjilanit për tu përballë me Dritën.