OLIMPICO
Fitore për vendin e dytë
8 May, 2016 @14:25
Me 1 ndeshje të mbetur deri në fund, Roma është ngjitur në pozitën e dytë në tabelë, pozitë e cila siguron plasman të drejtpërdrejtë në grupet e Ligës së Kampionëve. Ngjitja në pozitën e dytë erdhi pas fitores së skuadrës së Spalletit ndaj skuadrës së Chievos me rezultat 3-0 në ndeshjen e zhvilluar sot në ‘Olimpico’.
Ndaj Chievos që është i qetë në mesin e tabelës, Roma nuk e pati të vështirë të merrte 3 pikë. Golat e fitores për romakët u shënuan nga Nainggolan, Rudiger dhe Pjanic dhe një gabim i Napolit sonte ndaj Torinos, i mundëson Romës që të mbetet në vendin e dytë edhe pas fundit të xhiros.
Radja Nainggolan Goal HD - AS Roma 1-0 Chievo… by Video-Sport