KUPA E KOSOVËS
89’shi fiton, arrin gj’finalen
17 March, 2016 @16:02
Trepça’89 është gjysmëfinalistja e fundit e Kupës së Kosovës. Ekipi mitrovicas i drejtuar nga Gani Sejdiu ka arritur që të përmbys epërsinë e Ferizajit dhe të fitojë vetëm pas vazhdimeve.
Ferizaji përkundër se hyri në pjesë të dytë me epërsi 1-0, Mërgim Pefqeli siguroi vazhdimet për Trepçën’89 me golin e tij në nismë të pjesës së dytë të ndeshjes.
E në vazhdime, në terren ishte vetëm Trepça’89. Shpëtim Idrizi me një supergol nga gjuajtja e lirë dhe në fund, golashënuesi më i mirë aktual i Superligës, Blerand Kurtishaj, shënuan për fitoren dhe kualifikimin e ekipit në gjysmëfinale.
Me Trepçën’89 tashmë dihen krejt gjysmëfinalistët e Kupës së Kosovës: Prishtina, Drita, Llapi dhe Trepça’89.