LEICESTER CITY
Edhe Kante ftohet nga kombëtarja
17 March, 2016 @15:10
Pas lajmit që Drinkwater u ftua nga kombëtarja angleze, tashmë konfirmohet edhe një ftesë tjetër për lojtarët e Leicester Cityt nga kombëtaret e tyre. Bëhet fjalë për Ngolo Kanten, një nga mesfushorët më të mirë në Premier League këtë sezon, i cili për herë të parë është ftuar nga kombëtarja franceze e drejtuar nga Didier Deschamp për miqësoret e muajit mars ndaj Danimarkës dhe Rusisë.
Franca, rivali i Shqipërisë në Grupin A në Kampionatin Evropian, ka ftuar një numër të madh të lojtarëve për miqësoret e marsit dhe lojtarët që do të përformojnë më mirë do të jenë pjesë e listës së të ftuarve për Kampionatin Evropian.