Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRENASI - TREPÇA '89

‘89shi fiton me përmbysje, forcon kreun

‘89shi fiton me përmbysje, forcon kreun


20 October, 2021 @15:29

Një fitore mjaft të rëndësishme ndaj Drenasit e ka shënuar sot skuadra e Trepçës ‘89.

Ndonëse ishin në disavantazh, mitrovicasit arritën që me përmbysje ta fitojnë duelin ndaj Drenasit vendas me rezultat 2-3.

Liridon Elshani (3’) dhe Shpresim Zogu (28’) shënuan për Drenasin sot, kurse golashënuesit e Trepçës ‘89 ishin Armend Gashi (11’), Augustine Ameworlorna (46’) dhe Albion Pllana (73’).

TABELA AKTUALE

Pasi që Vëllaznimi dështoi të fitojë sot ndaj Rahovecit, Trepça ‘89 tashmë i prin Grupit A të Ligës së Parë me dy pikë më shumë se gjakovarët, kurse Drenasi momentalisht renditet i gjashti në këtë grup.

Njëkohësisht, kjo ishte xhiroja e fundit e ciklit të parë të ndeshjeve në Ligën e Parë. Tash fillojnë ndeshjet kthyese.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë