BEKIM BALAJ
9 minuta për të qenë ndër më të mirët e javës
4 March, 2016 @15:50
Faqja zyrtare e kampionatit kroat ka përzgjedhur tre futbollistë si kandidatë për ta fituar çmimin e futbollistit më të mirë të javës 25.
Ndër tre kandidatët është përfshirë edhe sulmuesi i kombëtares shqiptare, Bekim Balaj, i cili për kohë të shkurtë bëri gjëra të mëdha në ndeshjen Split-Rijeka.
Raporti i ndeshjes Split - Rijeka.
Shkodrani u fut në minutën 64’ në lojë, për ta ndryshuar rezultatin në minutën 73’ me golin e tij, derisa vetëm tre minuta më vonë pas golit, u largua duke u ndëshkuar me karton të kuq.
Kjo paraqitje nëntë minutëshe i mjaftoi Balajt që të jetë në garë së bashku me futbollistët Marko Pjaca (Dinamo Zagreb) dhe Benedik Mioč (Osijek) në garë për futbollistin më të mirë të javës.
Izaberite najboljeg igrača 25. kola između Balaja (@NKRijeka), Pjace (@gnkdinamo) i Mioča (@nkosijek). #prvaliga https://t.co/o98rorUJ8B
— Prva HNL (@1hnl) March 4, 2016