NAPOLITANI I RI
A do t’i rikthehet golave nën urdhërat e Contes?
30 August, 2024 @9:19
Dje, edhe zyrtarisht Napoli bëri të ditur se arriti marrëveshje me Chelsean për blerjen e sulmuesit të tyre Romelu Lukaku për shumën e 35 milionë eurove. Belgu 31 vjeç tashmë veçse ka dalë në stërvitjen e parë me napolitanët, që këtë stinor po punojnë nën urdhërat e trajnerit mjaft kërkues, Antonio Conte.
Conte ka punuar me Lukakun te Inter në vitet 2019-2021, prandaj ka qenë kërkesë e trajnerit që belgu të jetë opsioni i parë i sulmit të napolitanëve pas fillimit jo të dëshiruar për trajnerin. Lukaku ka shënuar 24 gola në Serie A, ndërsa ka fituar scudetton me Conten në vitin 2021.
Te Inter, Lukaku në dy stinorët nën drejtimin e Contes shënonte mbi 20 gola për stinor në Serie A, ndërsa pas rikthimit te Chelsea dhe huazimit në Itali te Inter e më pas Roma, ai shënoi 10 përkatëisht 13 gola për stinor. Napoli po kërkon të përfitoj nga sulmuesi aktual i tyre Victor Osimhen, që parashihet të shkojë në Chelsea ose në Al-Hilal, ndërsa Lukaku të mbulojë atë pozitë.
Në xhiron e parë të stinorit nën drejtimin e Contes, Napoli u mposhtë thellë nga Verona 3-0, ndërsa në të dytën fitoi ndaj Bolognës 3-0! Këtë fundjavë Napoli pret Parmën në shtëpi, ndërsa Lukaku do të mund të debtojë nën qytetin vullkanik të shtunën. Qendërmbrojtësi dhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, që është pjesë e Napolit dhe tashmë do të ketë sulmues me përvojë në ekip të tijin.