Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SERIE A

A gaboi Milan që e largoi Locatellin?

Foto: AC Milan, Locatelli at Milan, June2021

A gaboi Milan që e largoi Locatellin?


17 June, 2021 @19:25

Locatelli, ish-lojtari i Milan, po bën lojë të mrekullueshme nën urdhërat e Mancinit tek përfaqësuesja e Italisë, ku vetëm dje ai ka shënuar dy herë për Italinë, ndaj Zvicrës.

Locatelli ishte pjesë e Milanit që nga mosha 13-vjeçare, ndërsa e shitën te Sassuolo për 13.5 milionë euro.

Drejtuesit e Sassuolo kanë menduar për një çmim rreth 40 milionë euro për shitjen e lojtarit, por kjo ishte para se të filloj “EURO-2020”, e tash duket se çmimi i tij është rritur.

Ajo çfarë është përhapur në një masë të madhe tek mediat italiane është se disa tani e cilësojnë si gabim “trashanik” largimin e Locatellit nga skuadra e Milanit. Kjo i ka bërë të mendojnë seriozisht edhe drejtuesit e skuadrës kuqezi për të transferuar Locatellin edhe një herë te Milan, ani pse lojtari në fjalë nuk është që ka marrëdhënie të mira me drejtuesit e skuadrës së Milan, e këtë po e konfirmon edhe gazetari i njohur italian, Di Marzio, i cili pretendon se vendi i tij i ardhshëm është në Torino, tek Juventus.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A