A&N - ONIX

Abazi e Myslimi për fitore, A&N mposhtë Onixin
27 November, 2021 @15:24
Pas 3 xhirove pa fitore, A&N fitoreve i është rikthyer në takimin e sotëm ndaj Onixit në Korishë.
Skuadra prizrenase e mposhti Onixin me rezultat 2-0, për ta mbyllur kështu stinorin vjeshtor në Ligën e Parë me fitore.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll 1-0, e pastaj të drejtuarit nga Genc Tamniku shënuan edhe një herë në pjesën e dytë dhe e fituan takimin me rezultat 2-0.
Ermir Abazi dhe Kevin Myslimi ishin shënuesit e golave për skuadrën prizrenase sot, e me këtë fitore A&N e mbyllë vjeshtën me 19 pikë, dy më pak se Onixi i vendit të tretë.