Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRENICA - ULPIANA

Abazi shkëlqen, Drenica s’lejon befasi, fiton dhe shpreson

Abazi shkëlqen, Drenica s’lejon befasi, fiton dhe shpreson


27 April, 2022 @18:49

Edhe Drenica ka shënuar pritur fitore sot në kuadër të xhiros XXXI të Superligës, derisa përballë kishte Ulpianën e cregjistruar, të cilën e mposhti 3-1 [Osman Mëziu 23, Armend Abazi 52, 62 - Elvis Ahmeti 88]. 

Futbollistët e drejtuar nga Tahir Lushtaku e nisën mirë ndeshjen, me dominim në posedim ashtu edhe në dëshirë për fitore. Kjo rezultoi me gol shpejt, pasi që njeriu i ndeshjes Armend Abazi asistoi te Osman Mëziu për golin e parë 1-0 (25).

Në pjesë të dytë njëherë i asistuar nga Baton Zabërgja (52) dhe tjetrën herë i asistuar nga Fatlum Gashi (62), Armend Abazi shënoi edhe dy herë tjera, për 3-0. E deri në fund të lojës kishin mbetur edhe pak më pak se gjysmë ore, që mjaftoi për qetësi te vendasit.

TABELA AKTUALE

E tëra që arritën të bëjnë mysafirët deri atëherë ka qenë një gol i nderit shënuar nga Elvis Ahmeti 2 minuta para fundit të ndeshjes. Kjo humbje do të thotë edhe vulosje e rënies për Ulpianën nga Superliga, nëse nesër fiton Malisheva në përballjen e saj të vështirë ndaj Llapit.

Por, e njëjta e pret edhe Drenicën nesër. Nëse Malisheva fiton, përkundër fitores së sotme do të jetë në zonë të barazhit, pasi që kuqezinjtë e Skenderajt aktualisht kanë 39 pikë dhe janë të shtatit në renditje, ndërsa Malisheva nesër pret Llapin dhe ka 37 pikë, e është e teta në zonë të barazhit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga