PREZANTOHET TIMONIERI I RI I PRISHTINËS
Abdulah Ibrakovic prezantohet te Prishtina
17 November, 2021 @21:35
Trajneri boshnjak që tashmë ka kapur moshën 51-vjeçare, Abdulah Ibrakovic, është prezantuar te Prishtina sot.
Ai që tashmë një javë po punon me ekipin e Prishtinës, ndërsa pas zyrtarizimit të tij ai ka bërë të ditur se do të tentojë të përmirësojë skuadrën kampione që s’po merr rezultate të mira aktualisht.
“Futbolli në Kosovë nuk është i panjohur. Më herët e kam përcjellë edhe ekipin e Prishtinës. Vitin e kaluar e kanë fituar titullin kampion dhe kanë qenë ekipi më i mirë në ligë. Tani kemi shumë lojtarë kualitativë. Ne duhet të ndryshojmë paksa në skemat e stërvitjeve dhe mënyrën e lojës”, theksoi ndër të tjera Abdulah Ibrakovic.
Përgjatë karrierës së tij si trajner, 51-vjeçari ka punuar te Sloboda, Bratstvo, Velez, Çelik, Hetten dhe së fundi te Kapfenbergu.