Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NË KËRKIM TË SELEKTORËVE TË RINJ

Agim Ademi shkarkon 4 përzgjedhës pas rezultateve jo të mira

Agim Ademi, kreu i FFK-së/ Foto: FFK

Agim Ademi shkarkon 4 përzgjedhës pas rezultateve jo të mira


7 January, 2023 @11:29

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) dje ka bërë të ditur se nuk do të vazhdojë bashkëpunimin me 4 përzgjedhës të kombëtareve të ndryshme të Kosovës.

Ramiz Krasniqi, Kosova U19; pas mossukseseve me djelmoshat U19 është shkarkuar nga detyra, njëjtë sikurse edhe Arsim Abazin, Kosova U17, Kushtrim Munishi i Kosovës U19 Femrat dhe Arben Simitçiu i Kosovës A në futsall.

Përveç përzgjedhësve, me ta bashkë janë shkarkuar edhe bashkëpunëtorët e tyre ka bërë të ditur FFK-ja në njoftimin e lëshuar dje.

“KE analizoi dhe shqyrtoi punën dhe rezultatet e Kombëtareve U19 meshkujt, U17 dhe U19 të femrave si dhe Kombëtares A në futsall. Ndaj në bazë të rezultateve të treguara FFK-ja nuk do të vazhdojë bashkëpunimin me përzgjedhësit dhe bashkëpunëtorët e tyre, me Ramiz Krasniqin përzgjedhës i Kombëtares U19, me Arsim Abazin përzgjedhës i Kombëtares U17 të meshkujve, me Kushtrim Munishin përzgjedhës i Kombëtares U19 të femrave si dhe Arben Simitçiu përzgjedhës i Kombëtares A futsall,” ka bërë të ditur njoftimi i FFK-së, i lëshuar pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të saj.

Shpresat nuk japin shpresa!

Ekipi i Ramiz Krasniqit Kosova U19 së fundi ka marrë një pikë dhe nuk ka shënuar asnjë gol në kualifikime për EURO 2023 të Maltës. Dardanët U19 janë mposhtur nga bashkëmoshatarët ukrainas dhe suedez, për të barazuar me ata të Qipros ashtu që të përfundojnë në vend të fundit në grup me 1 pikë!

Përndryshe Kosova U19 në kualifikime fitoren e fundit e ka arritur më 27 mars 2018 kur e mposhti Sllovakinë 2-1. Prej atëherë, Dardanët U19 nuk kanë regjistruar fitore në duele zyrtare.

I njëjti muhabet edhe te Kosova U17 e drejtuar nga Arsim Abazi. Kualifikimet e fundit të U17 panë Kosovën të fundit në renditje në grupin kualifikues ndaj Italisë, Finlandës dhe Greqisë, me tri gola të shënuara dhe 11 të pranuara! Fitorja e fundit e Kosovës U17 daton 12 tetor 2021, kur minimalisht 1-0 u mposhtën bashkëmoshatarët e Ishujve Faroe.

 

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga