MESFUSHORI I RI I KOMBËTARES
Agim Zeka në Eredivisie
29 January, 2019 @0:19
Futbollisti i ri i kombëtares shqiptare, Agim Zeka, që është i lindur në Drenicë, sot është zyrtarizuar si lojtar i ri i ekipit të Eredivisies holandeze, Fortuna Sittard.
Zeka 20 vjeç, që kishte kaluar prej Skënderbeut në Lille në stinorin 2016/17 së fundi ka qenë i huazuar në ekipet portugeze Varzim dhe Leixoes.
Ndërsa sot, në një njoftim zyrtar është bërë e ditur se ai ka kaluar në radhët e ekipit holandez, Fortuna Sittard.
Ndeshja e radhës për Fortunën është ndaj PSV-së dhe Zeka mund të debutojë pikërisht në këtë ndeshje.